Policia ndalon një person për kalim të paautorizuar të kufirit në Pogragjë

Një person është ndaluar nga policia në rrugën Stublinë–Pogragjë, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:10, kur njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Francës, të drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin ilegalisht, pasi më herët në pikën kufitare SPK “Dheu i Bardhë” i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit të veturës.

Me urdhër të prokurorit, vetura është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme

Topics: #policia #person #kalim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *