Reagimi epik i Luis Enriques kur e kuptoi se Barça e fitoi El Clasicon dhe që u bë kampione e Spanjës Sport Gazeta Express 11/05/2026 12:38 Festimet për titullin e Barcelonës nuk u ndalën vetëm në “Camp Nou”. Edhe Luis Enrique, ish-trajneri legjendar i katalunasve dhe aktualisht në krye të PSG-së, reagoi me entuziazëm pas fitores së “Blaugrana” ndaj Real Madridit në El Clasico, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”. Gjithçka ndodhi në fund të konferencës për shtyp pas ndeshjes së PSG-së.
Teksa po largohej nga salla, një gazetar e informoi trajnerin spanjoll për rezultatin e Clasicos dhe për faktin se Barcelona e kishte siguruar praktikisht titullin kampion. Reagimi i Luis Enriques ishte i menjëhershëm dhe krejt spontan. Trajneri e ngriti grushtin dhe shpërtheu me një “Toma!”