Real Madridi publikon listën e lojtarëve për El Clasico, mungon Mbappe Futboll Gazeta Express 10/05/2026 13:42 Pak orë para “El Clasicos”, Real Madrid ka marrë një goditje të madhe, pasi Kylian Mbappe nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj FC Barcelona. Sulmuesi francez kishte ngritur dyshime për paraqitjen e tij që prej ditëve të fundit, ndërsa situata u bë edhe më shqetësuese dje, kur ai nuk arriti ta përfundonte stërvitjen me ekipin. Problemet fizike që ka shfaqur së fundmi duket se kanë bërë që stafi teknik dhe mjekësor i madrilenëve të vendosë të mos e rrezikojë për ndeshjen më të madhe të sezonit.
Mungesa e Mbappes konsiderohet një humbje e madhe për Real Madridin, pasi francezi ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës gjatë këtij edicioni.