Aktorët kryesorë të vazhdimit të shumëpritur “The Devil Wears Prada 2” kanë arritur një marrëveshje financiare që po bën xhiron e mediave. Sipas raportimeve të Variety , Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Emily Blunt kanë negociuar që të paguhen njësoj për rikthimin e tyre në rolet ikonike. Të tria aktoret, të cilat rikthehen si Miranda Priestly, Andrea Sachs dhe Emily Charlton, kanë arritur një pagë bazë të barabartë prej 12.5 milionë dollarësh (11.5 milionë euro) secila.
Marrëveshja është bërë përmes një kontrate të tipit “favored nations”, që do të thotë se secila palë përfiton të njëjtin kompensim dhe asnjëra nuk paguhet më pak se tjetra. Përveç pagesës bazë, ato pritet të përfitojnë edhe nga bonuset e lidhura me suksesin në kinema. Me këto stimuj, raportimet sugjerojnë se secila mund të