“Të gjitha emocionet e Vedatit”, Fenerbahce publikon fotografinë speciale të Muriqit pas golit të fitores në Ligën e Kampionëve

Nga i qetë, i nervozuar, i emocionuar e deri te shpërthimi i festës pas golit – Fenerbahce ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta prezantuar Vedat Muriqin dhe emocionet e tij në fushën e gjelbër. Faqja zyrtare e Fenerbahces në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të veçantë të sulmuesit kosovar, të shoqëruar me mbishkrimin “The many moods of Vedat” apo në shqip: “Të gjitha emocionet e Vedatit”. Në këtë kolazh shfaqen disa prej shprehjeve të Muriqit gjatë ndeshjeve, nga momentet kur duket i qetë, i zemëruar, i mërzitur apo i hutuar, deri te emocionet e tij kur arrin të shënojë në Ligën e Kampionëve.

Por, e vërteta është se fytyra e tij mbetet e pandryshuar. Publikimi vjen pas një tjetër mbrëmjeje të rëndësishme për sulmuesin e Kosovës, i cili ishte vendimtar në fitoren e Fenerbahces n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *