Të shtëna në Linz të Austrisë, policia ka bërë të ditur se tre persona ishin vrarë dhe arma e përdorur ishte gjetur nga forcat e rendit. Dhe lidhur me këtë ngjarje, mediat vendase kanë bërë të ditur se një prani të madhe policore është vërejtur në zonën Klausenbachstrasse në veri të qytetit. “Të vdekurit e gjetur në vendngjarje ishin një mashkull dhe dy femra”, ka thënë Ulrike Handlbauer, një zëdhënëse e policisë shtetërore të Austrisë së Epërme, për ORF.
“Policia aktualisht nuk mund të japë komente më të detajuara mbi rrethanat më specifike të motivit ose identitetin e të ndjerëve”. Ndërkohë, portali i lajmeve Kronen Zeitung ofroi detaje të mëtejshme mbi incidentin, duke raportuar se një burrë i moshuar kishte qëlluar dy gra dhe më pas veten jashtë një biznesi gast