Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me sprej dy person në Obiliq. Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në ora 19:25. “Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar me sprej nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe janë dëmtuar me thikë gomat e veturës së tyre”, thuhet në raport.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #sprej #dhe #gomat