Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re që do ta udhëheqë organizatën në mandatin e ardhshëm. Sipas njoftimit, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. u mbajt më 9 maj 2026 në Düsseldorf të Gjermanisë, ku anëtarët, pas një procesi të cilësuar si demokratik dhe transparent, votuan për përbërjen e re drejtuese.
Kryesia e re përbëhet nga: Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë Afrim Osmanaj – Nënkryetar Faton Shehu – Nënkryetar Irfan Purçuku – Sekretar i Përgjithshëm Shkëndije Pacolli – Anëtare Burim Kuraja – Anëtar Irfan Tërnava – Anëtar Në Kuvend u shpreh mirënjohje për Kryetarin e deritanishëm, Nazmi Viqa, si dhe për udhëheqjen dhe anëtarët e Kryesisë së kaluar, për kontributin e tyre në konsolidimin e struktura