Zëdhënësi i ushtrisë iraniane ka deklaruar për televizionin shtetëror se lufta, pavarësisht armëpushimit në fuqi, për Iranin nuk ka përfunduar. Kjo deklaratë erdhi pak pas postimit më të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump në rrjetet sociale, shkruan Sky News. “Gjendja ende konsiderohet si gjendje lufte, ndërsa baza e të dhënave për objektivat dhe pajisjet e forcave tona është përditësuar”, tha zëdhënësi.
Trump: Irani në gjendje kolapsi, kërkon hapjen e Ngushticës së Hormuzit Duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, ai sqaroi edhe ndarjen e kontrollit mes ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare. Sipas tij, pjesa perëndimore e ngushticës kontrollohet nga Garda Revolucionare, ndërsa pjesa lindore është nën kontrollin e ushtrisë së rregullt të Republikës Islamike. Nd