Vdes në moshën 65-vjeçare Andy Taylor, kitaristi që i dha Duran Duran tingullin e tij Arte Gazeta Express 25/11/2026 23:41 Andy Taylor, kitaristi i formacionit të hershëm të grupit britanik Duran Duran dhe bashkautor i hiteve “Rio”, “Save a Prayer” dhe “Girls on Film”, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Familja dhe anëtarët e grupit njoftuan se Taylor vdiq më 23 nëntor në shtëpinë e tij, pranë familjarëve, pas një përballjeje të gjatë me kancerin e prostatës. I lindur në Tynemouth, në verilindje të Anglisë, Taylor ishte bir i një peshkatari.
Ai mësoi vetë të luante në kitarë, bas dhe bateri, ndërsa nisi të luante profesionalisht në moshën 13-vjeçare. Pas angazhimeve me disa grupe në Mbretërinë e Bashkuar, iu përgjigj një njoftimi në shtypin muzikor ku kërkohej një kitarist energjik