Virgil van Dijk reagon ndaj zërave për largimin e Alisson Becker

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka komentuar raportimet që e lidhin portierin Alisson Becker me një transferim të mundshëm te Juventus këtë verë. Duke folur për Liverpool Echo , mbrojtësi holandez theksoi se nuk është i shqetësuar nga zërat e afatit kalimtar, por pranoi se largimi i brazilianit do të ishte një humbje e madhe për skuadrën. “Secili mund të ketë mendimin e vet për këtë.

Ka thashetheme, por nëse ka diçka konkrete, të gjithë do ta mësojmë. Për mua, nuk shqetësohem”, ka thënë Van Dijk. “Gjithmonë do të vijë një ditë kur dikush, përfshirë edhe mua, do të largohet.

Nëse kjo do të ndodhë, dhe unë nuk kam asnjë informacion dhe as nuk mendoj se ai vetë ka, atëherë klubi do të përshtatet”. “Ne kemi kaluar shumë së bashku, momente të bukura dhe të vështira, prandaj do të ishte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *