Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 20-26 prill 2026 ka ndërmarrë masa për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve në rajon, ndërsa janë raportuar 17 raste të vjedhjeve dhe janë arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa gjykate. Sipas komunikatës, në kategorinë e veprave penale kundër pasurisë janë raportuar gjithsej 17 raste të vjedhjeve. Prej tyre, 11 raste janë raportuar në Ferizaj, katër në Kaçanik dhe dy në Han të Elezit.
Në të njëjtën periudhë, Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Ferizajt nuk është raportuar asnjë rast i dhunës në familje. Sa i përket realizimit të urdhëresave të gjykatës, Policia njofton se ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Policia Rajonale e Ferizaj