Tahiri: Pa informacione për presidentin, vendi drejt zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk kanë asnjë informacion dhe komunikim se do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se ende nuk e dinë se kush janë kandidatët konsensualë apo unifikues, të cilët potencialisht mund të marrin 80 vota në Kuvend. Sipas tij, kjo situatë tregon papërgjegjësinë e lartë të LVV-së si shumicë parlamentare dhe dëshminë se Kosova është në prag të zgjedhjeve të parakohshme.

“Jemi në ditën e fundit dhe është kah na përsëritet situata e para disa muajve, kur vijmë në ditën e fundit dhe ende nuk e dimë se kush janë kandidatët konsensualë, unifikues, të cilët potencialisht mund të marrin 80 vota në Kuvend. Kjo situatë na tregon papërgjegjësinë e lartë të shumicës parlamentare, na vërteton se Kosova është në prag të zgjed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *