Njohësi i sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë i dha Jelena Gjukanoviqit. Islami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sot u vulos drejtësia pasi Jelena Gjukanoviq u shpall fajtore dhe u dënua me 6 vite burgim për spiunazh. “Institucionet e Kosovës, duke vepruar si një mekanizëm i koordinuar dhe i pathyeshëm, arritën të dekonspirojnë agjenten serbe dhe rrjetin e saj.
Kur në provat dhe faktet e mbledhura nga prokuroria dhe kur involvohet AKI-ja, nuk ka as më të voglën mundësi për t’i kontestuar. Mesazhi është i qartë: në Republikën e Kosovës nuk ka vend për agjentë e bashkëpunëtorë që cenojnë sigurinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar Islami. Spiunazh për BIA-n, Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim Ndryshe, Gjykata Themel