A do ta votojnë Osmanin, Kraki: Ajo s’është duke ardhur si opsion, s’ka propozime konkrete Lajme Gazeta Express 27/04/2026 17:10 Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se janë të gatshëm ta zgjedhin presidentin, mirëpo nga opozita nuk kanë marrë ende një emër konkret për atë pozitë, raporton Ekonomia Online. Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, me mosardhjen e tyre në seancë, po bën “show”. “Kemi marrë një ftesë në ora 17:00.
Diskutohet halli kryesor që e kemi, pra të gjendet një rrugë e logjikshme, e kapshme dhe një rrugë që tregon se e kemi seriozisht Kosovën. Por ‘show’, dita e fundit, po mendoj ‘show’. Ata po thonë tash që e kanë një emër.
Në seancë thanë që nuk vijnë, tash i bie që ata po bëjnë ‘show’”, tha Kraki. I pyetur nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin si k