Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar zyrtarisht se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Seanca është caktuar të mbahet sonte në orën 20:30, ndërsa në këtë proces janë propozuar dy kandidate nga radhët e grave për postin e presidentes. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se për këtë pozitë janë zyrtarizuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha si dy kandidatura.
Hatixhe Hoxha është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010. Ajo ka shërbyer si anëtare e Kryesisë dhe si anëtare e Kuvendit Komunal të Prishtinës në vitin 2017, si dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Aktualisht, ajo është anëtare e Këshillit të Përgjithsh