Sllovakia dhe Calzona ndaj rrugët – ndeshja e fundit bashkë, humbja kundër Kosovës

Francesco Calzona nuk është pajtuar me kushtet e ofruara për vazhdim të kontratës si përzgjedhës i Sllovakisë. Sllovakia pësoi në Bratislavë nga Kosova në gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kampionat Botëror. Kosova edhe pse ishte duke humbur nga pjesa e pare me rezultat 2-1, në fund fitoi 4-3.

telegrafi.com Kontrata e italianit Calzona ishte e vlefshme deri më 31 mars, ndërsa federata sllovake i ofroi kontratë të re dyvjeçare. Por nuk u arrit marrëveshje për kohëzgjatjen e kontratës së re. Sllovakët kanë shpresuar të kualifikohen në Botëror, por nuk ia dolën të mposhtin Kosovën në pengesën e parafundit.

/Telegrafi/ Serie A Futboll Ndërkombëtare Sport Kombëtarja e Sllovakisë Topics: #calzona #sllovakia #nuk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *