I dyshuari për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë paraqitet në gjykatë dhe akuzohet për tentativë vrasjeje

Cole Allen, personi i dyshuar për të shtënat e së shtunës në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është paraqitur në gjykatë për incidentin. 31-vjeçari është akuzuar për tentativën e vrasjes së Donald Trump, transmeton Telegrafi. Gjyqtari tha gjatë seancës gjyqësore se nëse Allen do të shpallej fajtor, ai do të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Shtëpia e Bardhë fajëson demokratët për nxitje të dhunës politike Ai u akuzua gjithashtu për përdorimin e një arme zjarri gjatë një krimi dhune dhe transportimin e një arme zjarri dhe municionesh përmes tregtisë ndërshtetërore, me qëllim kryerjen e një krimi të rëndë. Policia tha më parë se Allen, nga Torrance, Kaliforni, ishte i armatosur me një pushkë, një pistoletë dhe disa thika kur u ndalua. Ai nuk ka preceden

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *