LDK i ka 15 nënshkrimet e deputetëve të vet për Vjosa Osmanin, Abdixhiku ua tregon letrën mediave Lajme Gazeta Express 27/04/2026 23:07 Lidhja Demokratike e Kosovës garanton 15 nënshkrime për Vjosa Osmanin për presidente. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar listën e nënshkrimeve në hollin e Kuvendit. Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
LDK thekson se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”. “Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapo