Reagime të ashpra kanë pasuar pas tentativës së Lëvizjes Vetëvendosje për të proceduar me zgjedhjen e presidentit të vendit me vetëm 64 deputetë në sallën e Kuvendit, duke nxitur akuza për shkelje kushtetuese dhe cenim të rendit juridik. Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, i cili zhvillimet në Kuvend i ka cilësuar si sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin juridik të Republikës së Kosovës. Përmes një reagimi në Facebook, Peci e ka quajtur situatën e krijuar “grusht kushtetues”.
“Kjo çfarë po ndodh sonte në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka emër dhe mbiemër: Grusht kushtetues!”, ka shkruar ai. Reagim ka pasur edhe nga hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, i cili ka vlerësuar se votimi pa praninë e së paku 80 deputetëve përbën shkelje të pastër kus