Seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë nesër në orën 10:00. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.
Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk arriti të marrë asnjë votë. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, njoftoi se vazhdimi i seancës do të bëhet nesër në mëngjes, duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë. Sonte deputetët e opozitës munguan në sallë, për çka edhe nuk pati korum.
Politikë Kosovë Lajme Topics: #feride #rushiti #vota