Hamza: Kurti do President asistent, që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet Lajme Gazeta Express 28/04/2026 7:00 Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk i nevojitet President që i ka atributet për këtë pozitë, por një “President asistent” Sipas Hamzës, personi që po kërkon Kurti për këtë pozitë është dikush që nuk e kryen detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Hamza tha se po të ishte ndryshe, Kurti ka pasur opsione. “Kurtit i nevojitet President asistent, që realisht nuk e kryen detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Kjo është e lexueshme. Me pas dashtë President që i kryen detyrat e veta ligjore dhe kushtetuese, ka pas opsione”, ka deklaruar Hamza në RTV Dukagjini. Hamza theksoi se nevojitet marrëveshj