Sot vazhdon seanca për Presidentin, procesi po konsiderohet antikushtetues Lajme Gazeta Express 28/04/2026 6:58 Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u ndërpre mbrëmë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa pritet të vazhdojë sot në orën 10:00, mes përplasjeve të forta politike për ligjshmërinë e procesit. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë rezultoi e pavlefshme.
Kandidatja tjetër, Hatixhe Hoxha, nuk arriti të sigurojë asnjë votë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se propozimi i dy kandidateve erdhi në mungesë të alternativave nga opozita. “Në mungesë të iniciativave nga partitë tjera, kemi vazhduar me dy nominime të reja, me dy aktiviste, gra të denja dhe prof