Ylli Real Madridit jashtë për muaj të tërë, humb edhe Kupën e Botës

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Eder Militao, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë javë në Finlandë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Alaves. Lojtari u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimeve në pjesën e pasme të kofshës, të cilat më pas u diagnostikuan si dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë nga stafi mjekësor i klubit madrilen. Vendimi për operim nënkupton se Militao do të mungojë në Kupën e Botës, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë rreth pesë muaj, një tjetër goditje e rëndë për karrierën e tij të shoqëruar shpesh nga dëmtimet.

Fillimisht, lojtari kishte shqyrtuar edhe mundësinë e një trajtimi konservativ, i cili do të reduktonte kohën e mungesës në rreth pesë javë dhe potencialisht do t’i jepte mundësinë të ishte i gatshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *