Eric Wendt është nominuar nga administrata Trump si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri. Profili: Gjeneral Lejtnant në pension Eric Wendt punon si Profesor i Praktikës, duke dhënë mësim mbi Komandimin dhe Lidershipin në Shkollën Pasuniversitare të Marinës (Naval Postgraduate School – NPS).
Kur ishte ende në shërbim aktiv me uniformë si gjeneral, ai ishte i angazhuar në Evropë dhe shërbeu si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Ai komandonte të gjitha Forca