Behrami kërkon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës sipas modelit gjerman

Behrami kërkon krijimin e një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës sipas modelit gjerman Lajme Gazeta Express 28/04/2026 15:48 Deputeti i PDK-se, Artan Behrami ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke theksuar se në vend ka pasur shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore. Deputeti Behrami vlerëson se Republika e Kosovës, më shumë se kurrë, ka nevojë për një mekanizëm institucional që do të mbrojë rendin kushtetues dhe demokratik.

Topics: #behrami #krijimin #agjencie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *