U paraqitën si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt, arrestohen pesë persona, detaje Lajme Gazeta Express 28/04/2026 15:44 Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë arrestuar pesë persona, të cilët, dyshohen se bashkë kishin arritur të falsifikojnë dokumente duke paraqitur si pronarë të disa parcelave që gjenden në një fshat në Ferizaj, përcjell Gazeta Express. Tutje, nga policia shtohet edhe se, njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ndërsa katër të dyshuarit tjerë veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’, ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’. Komunikata: Arrestohen pesë persona të dyshuar për katër vepra
U paraqitën si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt, arrestohen pesë persona, detaje