Julián Álvarez iu përgjigjet zërave për transferimin e tij në Barcelonë Sport Gazeta Express 28/04/2026 12:58 Julián Álvarez ka reaguar me tone të forta ndaj raportimeve të fundit që e lidhin me një transferim të mundshëm te Barcelona. Sulmuesi i Atlético Madridit, i pyetur për këto spekulime para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, i hodhi poshtë zërat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të ekzagjeruara. Sipas raportimeve, në Spanjë është folur për një interesim konkret të Barcelonës dhe madje për kontakte të para për një transferim në verë, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, reagimi i lojtarit ka qenë i qartë. Ai ka bërë të ditur se nuk iu kushton rëndësi këtyre lajmeve. “Janë gjëra që thuhen, por unë nuk iu kushtoj vëmendje”, ishte mesazhi i tij.
Në viji