Ndalohen tre të dyshuar në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj tre personave të dyshuar, të cilët, pas zbatimit të një urdhri kontrolli, janë ndaluar për 48 orë. Sipas njoftimit, vendimi për fillimin e hetimeve është marrë nga Prokurori i Shtetit i Departamentit të Krimeve të Rënda, ndërsa në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve. “Është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë”, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje dhe “Leg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *