Ishte lojtari më i mirë i vitit në Belgjikë, sot Ardon Jashari është zgjedhja e tretë te Milani Sport Gazeta Express 28/04/2026 15:31 Ardon Jashari, edhe pse është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit belg, te Milani konsiderohet vetëm si opsioni i tretë për mesfushën në këtë fazë të sezonit. Mesfushori zviceran e kishte bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Club Brugge, duke u vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë të Jupiler Pro League, por kjo nuk e ka ndryshuar plotësisht hierarkinë e objektivave te klubi kuqezi. Sipas raportimeve, drejtuesit e Milanit kanë përparësi të tjera në mesfushë, ndërsa Jashari mbetet një profil i ndjekur dhe i vlerësuar, por jo zgjedhja kryesore për momentin, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, vlerësimi për të brenda klubit