“Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut Sport Gazeta Express 28/04/2026 15:14 Maqedonia e Veriut vijon të krijojë një ambient të vështirë politik, që duket se së fundmi është bërë edhe pjesë e sportit. Në ndeshjen e luajtur para dy ditësh mes Vardarit dhe Tikves (7-0), e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, është regjistruar një tjetër incident i rëndë kundër shqiptarëve. Tifogrupi ultras i ekipit të Vardrit, “Komiti”, janë dëgjuar të thonë në kor: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”.
Pamjet e koreve antishqiptare u publikuan në faqen online “Patriotski drustvo”, por u hoqën pas rreth 30 minutave. Këto thirrje nuk janë një risi në stadiumet e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë vijnë pas protestave të shumt