Sulmuesi argjentinas ka trazuar skenën e La Ligas pasi raportohet se ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re, me Barcelonën që po e ndjek nga afër situatën e tij. Pavarësisht kontratës që e lidh me klubin madrilen deri në vitin 2030, e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje në një moment vendimtar të sezonit. Sipas raportimeve nga El Chiringuito , Alvarez tashmë ka bërë një hap konkret duke i komunikuar në mënyrë private drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar nga “Metropolitano”.
Ky zhvillim vjen si surprizë, duke pasur parasysh rolin e tij të rëndësishëm në skuadër, por interesi i Barcelonës dhe perspektiva për të qenë pjesë e një projekti të ri duket se kanë ndikuar në vendimin e tij. Barcelona, në kërkim të përforcimeve cilësore në repartin ofensiv, e sheh Alvarez si