Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk njeh bashkëpunim dhe kompromis, por kërkon, sipas saj, nënshtrim politik. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurti nuk po e respekton frymën e rezultatit zgjedhor dhe se shumica e fituar nuk nënkupton pushtet absolut. “51 për qind nuk janë 100 për qind”, shkroi ajo, duke shtuar se kush është shtetar dhe institucionalist dëshmohet përmes veprimeve të sotme dhe respektimit të Kushtetutës.
Sipas Çitakut, opozita ka treguar përgjegjësi institucionale duke mbështetur pa kushte zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe, siç tha, në procedura të përshpejtuara. “Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim.
Dhe PDK nuk nën