Driton Kuka nderohet në Budvë me “Pllakën e Artë”, mirënjohja më e lartë nga Akademia Sportive e Malit të Zi

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, është vlerësuar me mirënjohjen më të lartë nga Akademia Sportive e Malit të Zi gjatë Konferencës së 24-të Ndërkombëtare, e mbajtur në Budvë. Kuka u nderua me “Pllakën e Artë”, si vlerësim për rezultatet e tij të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare. Në arritjet e tij përmenden mbi 30 medalje botërore dhe evropiane, si dhe tri medalje të arta olimpike.

Ky çmim, që më herët i është ndarë edhe trajnerit kroat Zlatko Dalic, e rendit Kukën në mesin e emrave më të spikatur të trajnimit sportiv në nivel botëror. Për suksesin e tij ka reaguar edhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (FEFS) në Universitetin e Prishtinës, i cili e cilësoi Kukën si shembull frymëzues të ekselencës dhe suksesit në sport. FEFS shprehu gjithashtu gatishmëri për bashkëpuni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *