Rama i reagon ashpër Kurtit: Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative të vetme, por qytetarëve të saj Lajme Gazeta Express 28/04/2026 21:19 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron se “situata që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës është thellësisht shqetësuese dhe pasqyron një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit, që minon vetë themelet e republikës sonë demokratike”. Rama, referuar aktualitetit politik thekson se “ajo që po shohim nuk është qeverisje e shëndetshme, por një model alarmues kontrolli, përjashtimi dhe kapjeje të institucioneve”. “Vetëvendosje gjithnjë e më shumë e ka zbehur vijën ndarëse mes partisë dhe shtetit.
Vendimet po centralizohen, zërat kundërshtues po anashkalohen dhe proceset demokratike po dobësohen. Kuvendi, që duhet të jetë zemra e