Lushtaku: Kurti që nga fillimi nuk dëshiroi ta zgjidhte presidentin Lajme Gazeta Express 28/04/2026 21:22 Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se që nga fillimi Albin Kurti nuk dëshiroi zgjedhjen e presidentit. Ai tha se Kurti vetëm ka zvarritur kohën, duke mos e pasur seriozisht këtë çështje. Lushtaku tha se Kurti me 51% të votave është duke u viktimizuar.
“Në fund të kësaj dramne, shihet që Albin Kurti që nga fillimi nuk ka tentu të zgjedh presidentin e vendit, pasi e kemi parë që LDK-ja kishte dhënë nënshkrime që të propozojë Vjosa Osmani për presidente, por Kurti e largoi një kandidat dhe e la një tjetër”, tha Lushtaku. /Gazeta Express Topics: #kurti #lushtaku #nga