“Uragani Kane” e vë Bayernin në epërsi ndaj PSG-së Futboll Gazeta Express 28/04/2026 21:21 Bayern Munichu ka dalë në epërsi i pari në “Parkun e Princave” ndaj PSG-së. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany po udhëheq 1-0 me golin e shënuar nga Harry Kane. Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 17-të të ndeshjes.
Anglezi e shënoi golin e tij të 13-të në Ligën e Kampionëve sivjet. Penalltinë e nxorri Luis Diaz, i cili u pengua në zonë nga Willian Pacho. Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, derisa ndeshja e kthimit do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme.
/GazetaExpress/ Topics: #kane #nga #ndaj