Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore në muajin mars kanë rrëzuar rreth 33 mijë dronë rusë, shifra më e lartë mujore që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Ndërkohë, dronët ukrainas me rreze të gjatë, të prodhuar brenda vendit, kanë goditur për herë të tretë brenda pak javësh një rafineri nafte ruse dhe një terminal në Detin e Zi, raporton euronews. Ukraina ka zhvilluar teknologji të avancuar të dronëve, e cila është treguar vendimtare në luftën kundër ushtrisë më të madhe ruse dhe ka tërhequr interes ushtarak global.
Këta dronë interceptues tashmë po kërkohen edhe nga vende të Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik. Ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov njoftoi se Ukraina po rrit furnizimet me dronë interceptues dhe ka krijuar një komandë të re brenda forcave ajrore për të forcuar mbrojt