Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Yuri Baluyevsky e ka kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për dështimet në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se dobësia e presidentit rus po e vë në pikëpyetje të ardhmen e vendit. Gjenerali në pension, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që Putini “të fillojë të luftojë realisht”. Në një fjalim para Dhomës Publike të Rusisë, Baluyevsky kujtoi se Rusia ishte e para që zhvilloi armë hipersonike, raporton themirror .
Ai ironizoi se “çfarë bëmë me këtë? U mburrëm kudo: ‘Kemi armë që askush tjetër nuk i ka dhe nuk do t’i ketë së shpejti’. Por kjo nuk e bëri vendin tonë më të sigurt”.
Baluyevsky e akuzoi Putinin se nuk ka reaguar ndaj sulmeve konkrete ukrainase, si ai me dron nd