Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve? Lajme Gazeta Express 29/04/2026 7:45 Kosova shkon për herën e pestë në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi mbrëmë nuk u arrit të zgjedhej presidenti i ri. Kjo temë mjaft me rëndësi u diskutua në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Në studio panelistët folën edhe rreth asaj se çka nëse ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, nuk e shpall datën e zgjedhjeve. Juristi Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi se kjo do të përbente vepër penale. “Është i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Nëse nuk ka president brenda 34 ditësh, nuk ka nevojë kësaj radhe me nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendi, por direkt dekret për shpalljen e datës së zgjedhjeve”, deklaroi ai. Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen më së la