Reagimi i Dembeles ndaj Davies bëhet viral

Reagimi i Ousmane Dembele ndaj Alphonso Davies tek rasti i akordimit të penalltisë është bërë viral tashmë dhe ka pushtuar rrjetet sociale. Në një ndeshje spektakolare të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain mposhti Bayern Munichun me rezultat 5-4 në Parc des Princes. Shikuesit panë një duel të pabesueshëm plot me rikthime dhe kthesa, i cili bëri histori me pesë gola në pjesën e parë.

Parisienët shënuan nga dy herë me Khvicha Kvaratskhelia dhe Dembele, ndërsa Joao Neves shtoi një gol. Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz shënuan për bavarezët. Luis Enrique: Është ndeshja më e mirë ndonjëherë si trajner Më i miri i ekipit në spektaklin parisien ishte Dembele.

Sulmuesi i PSG-së dhe fituesi aktual i Topit të Artë shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *