Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës, e cila mbahet në Frankfurt. “Sot me kënaqësi përcollëm ekipin tonë të matematikës dhe koordinatorin për Kosovë prof. Emin Hoxha, të cilët po nisen drejt Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën dhe Suharekën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sipas tij, gjashtë nxënësit janë kualifikuar pas një gare të gjerë ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë mbi 26 mijë nxënës nga 173 shtete. “Është një krenari e veçantë që kualifikimi i gjashtë nxënësve tanë erdhi pas një konkurrence të fortë me mbi 26,000 nxënës nga 173 shtete të botës”, ka th

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *