Mungesa e ujit dhe rritja e përdorimit të ujit të ambalazhuar në plastikë po krijojnë një zinxhir të ri problemesh për shëndetin dhe mjedisin në Kosovë. Kështu ka paralajmëruar Krenare Salihu në “Përballje Podcast”. Ajo theksoi se vendi ka burime ujore, por menaxhimi dhe cilësia e tyre mbeten sfidë.
“I kemi lumenjtë, i kemi liqenjtë dhe akumuluesit e ujit që furnizojnë edhe kryeqytetin dhe komunat tjera, por në anën tjetër kemi mungesë të ujit”, u shpreh Salihu. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Sipas saj, kjo situatë po i shtyn qytetarët drejt përdorimit të ujit të ambalazhuar, i cili sjell rreziqe të reja. “Shumë studime tregojnë se plastika është e dëmshme, madje kancerogjene.
Janë mikroplastikat që në disa raste janë gjetur edhe brenda në organizmi