Duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit, trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ishte dëshmitar i një spektakli të vërtetë, teksa skuadra e tij u mposht 5-4 nga Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të martën mbrëma. Duke folur pas takimit, Kompany e vlerësoi paraqitjen sulmuese të ekipit të tij, duke thënë se Bayern mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, por njëkohësisht kërkoi përmirësim në fazën defanzive para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Munich. “Kur dy skuadra me një qasje të tillë përballen, diçka si sot mund të ndodhë.
Mendoj se ne mund të kishim shënuar edhe dy ose tri gola të tjerë”, deklaroi ai. “Ishim shpesh pranë portës së PSG-së, por ajo që duhet ta përmirësojmë është organizimi ynë mbrojtës kur e h