Një çift përjetoi një moment të papritur gjatë propozimit për martesë, kur një pulëbardhë u fut në kornizën e videos dhe “ia vodhi vëmendjen” momentit romantik. Ngjarja ka ndodhur me pamje nga oqeani dhe është filmuar për TikTok, ku më pas u bë virale. Ndërsa çifti po përgatiste kamerën për të regjistruar propozimin, zogu fillimisht u shfaq në anë të kuadrit, por më pas u fut në qendër dhe e mbuloi plotësisht skenën.
Në një moment, ai madje goditi kamerën me sqep përpara se të largohej, ndërsa çifti dëgjohej duke qeshur në sfond. Gruaja që publikoi videon shkroi me humor “momenti kur vendos kamerën për propozimin dhe pastaj e shikon videon më vonë”. Videoja është bërë jashtëzakonisht virale, duke marrë mbi 6 milionë shikime dhe mbi 1 milion pëlqime, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e