Bordi Ndërkombëtar i Federatës së Futbollit (IFAB) ka miratuar një rregull të ri sipas të cilit lojtarët mund të marrin një karton të kuq nëse mbulojnë gojën gjatë një konflikti verbal me një kundërshtar. Vendimi u konfirmua unanimisht në një takim të mbajtur të martën në Vankuver dhe do të zbatohet që në Kampionatin Botëror të këtij viti, i cili fillon më 11 qershor. FIFA propozoi ndryshimin pasi Vinicius Junior i Real Madridit akuzoi Gianluca Prestiannin e Benficas për një fyerje raciste, ndërsa mbulonte gojën me dorë gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve në shkurt.
UEFA javën e kaluar e pezulloi Prestianninn me gjashtë ndeshje për sulmin verbal, të cilin e quajti homofobik. UEFA konfirmon pezullimin prej shumë ndeshjeve për Prestiannin pas incidentit racist me Viniciusin Nëse zgjid