Zyrtare: Hoffenheim blindon me kontratë të re edhe Leon Avdullahun

Ashtu siç pritej, Leon Avdullahu ka vazhduar kontratën me TSG Hoffenheim , duke u angazhuar me klubin gjerman deri në vitin 2031. Ditë më parë kontratën me klubin gjerman e kishte vazhduar edhe mbrojtësi kosovar Albian Hajdari. Mesfushori dardan, edhe pse nuk ka mbushur ende një vit te Hoffenheimi, është shndërruar shpejt në një nga lojtarët kyç të mesfushës, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane.

Për të shmangur interesimin e rivalëve, klubi ka vendosur ta “blindojë” me një kontratë të re afatgjatë. Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, vlerësoi lart zhvillimin e lojtarit kosovar. “Leoni është një shembull kryesor se si një lojtar i ri mund të zhvillohet këtu te TSG.

Jam shumë i kënaqur që ai dëshiron të vazhdojë këtë rrugë të suksesshme me ne dhe që eki

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *