Më shtrenjtë se vitin e kaluar, prodhimet bujqësore rriten për 5.8% në tre muajt e parë të vitit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e parë (TM1) 2026, duke treguar një rritje të përgjithshme të çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore është rritur për 5.8%. Rritja më e madhe është shënuar te prodhimet bimore me 7.0%, ndërsa prodhimet blegtorale kanë pësuar një rritje prej 4.9%.

Të dhënat janë mbledhur nga tregjet vendore, fermat dhe burime të tjera relevante, duke përfshirë çmimet e produkteve si drithërat, perimet, pemët, si dhe produktet blegtorale si qumështi, vezët dhe mjalti. ASK thekson se indeksi bazohet në vitin referencë 2020 (2020=100) dhe synon të pasqyrojë lëvizjet e çmimeve në sektorin e bujqësisë në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *