Serbia strehë për aleatët e Putinit

Qeveria e Serbisë ka tërhequr vëmendje të madhe pas dhënies dhe më pas anulimit të shpejtë të shtetësisë për Jakub Zakriev, nipin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe një person të afërt me rrethin e presidentit rus, Vladimir Putin. Vendimi fillimisht u justifikua me “interesin e Republikës së Serbisë”, por pa sqaruar se cili ishte konkretisht ai interes. Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit në media, autoritetet serbe e anuluan vendimin, duke e klasifikuar rastin si potencialisht të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Kjo kthesë e shpejtë ka ngritur pyetje mbi kriteret dhe transparencën e procesit të dhënies së shtetësisë, shkruan nova.rs. Sipas dokumenteve zyrtare, anulimi u bë duke u bazuar në dispozitat ligjore që lejojnë revokimin e një vendimi kur ekziston rrezik për rendin publik, s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *