Deklaratat e kandidates së propozuar për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Feride Rushiti, lidhur me mbështetjen ndërkombëtare për kandidaturën e saj, janë përgënjeshtruar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Rushiti kishte deklaruar se propozimi për kandidaturën e saj ishte mbështetur edhe nga partnerë ndërkombëtarë, duke përmendur konkretisht ambasadën britanike. Ajo theksoi se bashkëpunon prej vitesh me këtë ambasadë dhe se, sipas saj ideja për kandidimin ishte diskutuar edhe më herët.
“Partnerë ndërkombëtarë nëse mund t’i them janë ambasada angleze, me të cilët unë bashkëpunoj dhe më suportojnë tash e sa vite, këtë propozim e kanë bërë edhe më herët para se me vendos dhe kam thënë jo se kam mendu që ka me pas zgjidhje politike me krejt lëvizjet sa janë bërë në parl